Cover Image for NY: Dita botërore e shëndetit mendor
Cover Image for NY: Dita botërore e shëndetit mendor
Avatar for HappyHours
Presented by
HappyHours

NY: Dita botërore e shëndetit mendor

Registration
Welcome! To join the event, please register below.
About Event

​Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, Illyrian Brains New York dhe Mendje ju ftojnë në një mbrëmje të hapur kushtuar shëndetit mendor, komunitetit dhe ndjenjës së përkatësisë.

​Në këtë takim do të bashkëbisedojmë me Ledri Mah, bashkëthemelues i Mendje, dhe Vlora Jasharaj, psikologe në MindSoma, mbi rëndësinë e mirëqenies mendore, lidhjeve sociale dhe krijimit të komuniteteve ku mund të flasim më hapur për sfidat që përjetojmë.

​Eventi synon të krijojë një hapësirë të ngrohtë për bisedë, reflektim dhe njohje me njëri-tjetrin, duke bashkuar komunitetin shqiptar në New York rreth një teme që na prek të gjithëve.

​📅 E premte, 9 tetor 2026
🕖 7:00 PM
📍 The Tailor Public House
505 8th Ave, New York, NY 10018

Location
The Tailor Public House
505 8th Ave, New York, NY 10018, USA
Avatar for HappyHours
Presented by
HappyHours