Imazhi i kopertinës për Në Shkodër a po vjen?
Imazhi i kopertinës për Në Shkodër a po vjen?
Avatar for HR-Talent Exchange
Prezantuar nga
HR-Talent Exchange
Exclusive Community for HR Professionals in Albania | Kosovo | North Macedonia
18 Duke shkuar
Regjistrimi
Mirë se vini! Për t'u bashkuar me ngjarjen, ju lutemi regjistrohuni më poshtë.
Rreth Eventit

HRTE: Shkodër Lunch - Liqeni, Krapi & Muhabet

Një takim ndryshe nga zakonisht.

Me 20 Qershor po lëmë mënjanë HR-në dhe të gjitha ato temat që na ndjekin çdo ditë në punë, për t'u takuar për një drekë të qetë buzë liqenit në Shkodër.

Këtë herë agjenda është shumë e thjeshtë: tavë krapi, naj gotë verë, me shiju pamjen e liqenit, muhabet dhe disa orë të këndshme me anëtarët e komunitetit.

Do të takohemi te Labiatan në Zogaj, një restorant i vendosur buzë Liqenit të Shkodrës, me pamje fantastike dhe atmosferë të qetë për me kaluar disa orë të bukura bashkë. Restoranti njihet për kuzhinën e tij me produkte lokale dhe ambientin relaksues pranë liqenit.

Në menu? Specialitete lokale, kenge Shkodrane, ushqim i mirë dhe ndonjë barcaletë shkodrane 😄

Për ata që nuk kanë qënë ndonjëhere në Shirokë, është një rast i mirë me e vizitu. Për ata që kanë qënë, e dinë që nuk duhet shumë bindje me ardh prap.

📅 Data: 20 Qershor 2026
📍 Vendndodhja: Labiatan, Zogaj, Shkodër
⏰ Mbërritja: 12:30
🍽️ Dreka: 13:00

Parkimi është i disponueshëm në ambientet e restorantit, ndaj mund të vini direkt me makinë.

E rëndësishme: Restoranti është i rezervuar. Për të na ndihmuar me organizimin, ju lutemi klikoni "Attend" vetëm nëse planifikoni të merrni pjesë. Tava e Krapit meriton planifikim serioz. 😄

Për ata që duan të shohin vendin paraprakisht: Labiatan

Ju presim!

Vendndodhja
Labiatan Zogaj
Rruga Zogaj, Shkodër 4001, Shqipëria
Parkimi është i disponueshëm në ambientet e restorantit, ndaj mund të vini direkt me makinë.
Avatar for HR-Talent Exchange
Prezantuar nga
HR-Talent Exchange
Exclusive Community for HR Professionals in Albania | Kosovo | North Macedonia
18 Duke shkuar