

Illyrian Brains Düsseldorf, Takimi i Nëntorit!
Rrënjët e shqiptarëve përmes shkencës: një takim me bashkautorët e studimit të botuar në Nature Human Behaviour
Illyrian Brains Düsseldorf organizon një takim shkencor dhe kulturor kushtuar studimit “Ancient DNA Evidence for the History of the Albanians”.
Studimi, i cili sjell të dhëna të rëndësishme mbi vazhdimësinë e prejardhjes gjenetike në Ballkanin Perëndimor dhe historinë e formimit të popullsisë shqiptare.
Në këtë aktivitet do të kemi kënaqësinë të mirëpresim dy nga bashkautorët e studimit, Gjergj Bojaxhi dhe Alban Lauka, të cilët do të prezantojnë kërkimin, metodologjinë dhe gjetjet kryesore të tij.
Takimi synon të krijojë një hapësirë për:
Njohjen me rezultatet e një kërkimi të rëndësishëm shkencor mbi historinë e shqiptarëve.
Dialogun e drejtpërdrejtë me autorët e studimit.
Shkëmbimin e ideve dhe diskutimin mbi historinë, prejardhjen dhe identitetin.
Forcimin e lidhjeve mes komunitetit shqiptar në diasporë dhe botës akademike.
Besojmë se lidhja mes shkencës, historisë dhe komunitetit është thelbësore për të kuptuar më mirë të kaluarën tonë dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi për të ardhmen.
Detajet e aktivitetit
📅 21 nëntor 2026 🕞 15:30 – 20:00 📍 Sky Office – Salla Saturn, Kennedydamm 24, 40476 Düsseldorf
Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij takimi dhe të kontribuoni në një diskutim të hapur, informues dhe me vlerë për komunitetin tonë.
#IllyrianBrains #AlbanianDiaspora #AlbanianHistory #AncientDNA #Research #Science #Düsseldorf