Imazhi i kopertinës për Illyrian Brains Düsseldorf, Takimi i Nëntorit!
Imazhi i kopertinës për Illyrian Brains Düsseldorf, Takimi i Nëntorit!
Avatar for HappyHours
Prezantuar nga
HappyHours

Illyrian Brains Düsseldorf, Takimi i Nëntorit!

Regjistrimi
Mirë se vini! Për t'u bashkuar me eventin, ju lutemi regjistrohuni më poshtë.
Rreth Eventit

​Rrënjët e shqiptarëve përmes shkencës: një takim me bashkautorët e studimit të botuar në Nature Human Behaviour

​Illyrian Brains Düsseldorf organizon një takim shkencor dhe kulturor kushtuar studimit “Ancient DNA Evidence for the History of the Albanians”.

​Studimi, i cili sjell të dhëna të rëndësishme mbi vazhdimësinë e prejardhjes gjenetike në Ballkanin Perëndimor dhe historinë e formimit të popullsisë shqiptare.

​Në këtë aktivitet do të kemi kënaqësinë të mirëpresim dy nga bashkautorët e studimit, Gjergj Bojaxhi dhe Alban Lauka, të cilët do të prezantojnë kërkimin, metodologjinë dhe gjetjet kryesore të tij.

​Takimi synon të krijojë një hapësirë për:

  • ​Njohjen me rezultatet e një kërkimi të rëndësishëm shkencor mbi historinë e shqiptarëve.

  • ​Dialogun e drejtpërdrejtë me autorët e studimit.

  • ​Shkëmbimin e ideve dhe diskutimin mbi historinë, prejardhjen dhe identitetin.

  • ​Forcimin e lidhjeve mes komunitetit shqiptar në diasporë dhe botës akademike.

​Besojmë se lidhja mes shkencës, historisë dhe komunitetit është thelbësore për të kuptuar më mirë të kaluarën tonë dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi për të ardhmen.

​Detajet e aktivitetit

​📅 21 nëntor 2026 🕞 15:30 – 20:00 📍 Sky Office – Salla Saturn, Kennedydamm 24, 40476 Düsseldorf

​Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij takimi dhe të kontribuoni në një diskutim të hapur, informues dhe me vlerë për komunitetin tonë.

​#IllyrianBrains #AlbanianDiaspora #AlbanianHistory #AncientDNA #Research #Science #Düsseldorf

Vendndodhja
Sky Office
Kennedydamm 24, 40476 Düsseldorf-Stadtbezirk 1, Germany
Avatar for HappyHours
Prezantuar nga
HappyHours