Imazhi i kopertinës për HR Beyond HR: Nga praktikat e BNJ te ndikimi në Biznes
Imazhi i kopertinës për HR Beyond HR: Nga praktikat e BNJ te ndikimi në Biznes
Avatar for HR-Talent Exchange
Prezantuar nga
HR-Talent Exchange
Exclusive Community for HR Professionals in Albania | Kosovo | North Macedonia
55 Duke shkuar

HR Beyond HR: Nga praktikat e BNJ te ndikimi në Biznes

Zoom
Regjistrimi
Kërkohet miratim
Regjistrimi juaj është i varur nga aprovimi i organizatorit.
Mirë se vini! Për t'u bashkuar me eventin, ju lutemi regjistrohuni më poshtë.
Rreth Eventit

​HR Beyond HR: Nga praktikat e BNJ te ndikimi në Biznes

​E Martë, 17 nëntor 2026 | Ora 18:30 | Webinar Online

​Gjithçka nis me një parim të thjeshtë: BNJ nuk mund të zbatojë një strategji në hartimin e së cilës nuk ka ndihmuar.

​Prandaj, vendi i Burimeve Njerëzore është në tryezë që në momentin kur përcaktohet strategjia e biznesit, jo vetëm kur ajo vihet në zbatim.

​Por ky pozicion kërkon edhe një mënyrë tjetër të menduari.

​Më shumë praktika të BNJ nuk sjellin domosdoshmërisht më shumë performancë. Avantazhi i vërtetë nuk krijohet nga një praktikë e shkëlqyer më vete, por nga një sistem praktikash të ndërlidhura që mbështesin dhe përforcojnë njëra-tjetrën.

​E njëjta logjikë vlen edhe për matjen e rezultateve. Është koha të kalojmë përtej numërimit të aktiviteteve të BNJ: sa trajnime u zhvilluan, sa procese u përfunduan apo sa iniciativa u realizuan.

​Pyetja që duhet të bëjmë është: Çfarë ndikimi patën këto iniciativa në rezultatet e biznesit?

​Kjo na çon drejt së ardhmes së funksionit të Burimeve Njerëzore. Ajo nuk është thjesht kombinimi i BNJ me teknologjinë, por ndërthurja e Burimeve Njerëzore, të dhënave dhe biznesit.

​Në këtë webinar, dy profesioniste me perspektiva plotësuese do të trajtojnë këtë temë përmes kërkimit dhe përvojës së tyre në organizata vendase dhe ndërkombëtare.

​Ekspertë të ftuar

​Dr. Klara Golgota Prifti
HR Manager – DEKRA Akademie

​Klara sjell perspektivën kërkimore dhe profesionale mbi lidhjen mes praktikave të Burimeve Njerëzore dhe performancës së biznesit. Ajo është gjithashtu autore e kërkimit që qëndron në themel të kësaj teme.

​Dori Ana Peku
Global HR Leader – Amazon | Meta | Nasdaq

​Me përvojë në disa prej organizatave më të njohura ndërkombëtare, Dori sjell perspektivën e lidershipit global dhe përvojën praktike në drejtimin e funksioneve të Burimeve Njerëzore.

​Çfarë do të merrni nga ky webinar:

​1. BNJ nuk mund të zbatojë një strategji në hartimin e së cilës nuk ka kontribuar.

​Pse Burimet Njerëzore duhet të jenë pjesë e procesit të hartimit të strategjisë së biznesit që në fillim.

​2. Më shumë praktika të BNJ nuk do të thonë domosdoshmërisht më shumë performancë.

​Pse cilësia dhe ndërlidhja e praktikave kanë më shumë rëndësi sesa numri i tyre.

​3. Të mos matim më aktivitetet e BNJ, por ndikimin e tyre.

​Si të kalojmë nga numërimi i trajnimeve dhe proceseve te matja e kontributit real në rezultatet e biznesit.

​4. Avantazhi i vërtetë i BNJ nuk qëndron te një praktikë e vetme, por te i gjithë sistemi.

​Si krijon vlerë një sistem praktikash që funksionojnë së bashku dhe përforcojnë njëra-tjetrën.

​5. E ardhmja e BNJ nuk është thjesht teknologjia, por ndërthurja e njerëzve, të dhënave dhe biznesit.

​Çfarë duhet të ndryshojë që Burimet Njerëzore të bëhen një partner strategjik dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në suksesin e organizatës.

​Për kë është ky webinar?

  • ​Drejtuesit dhe profesionistët e Burimeve Njerëzore.

  • ​HR Business Partners dhe Talent Leaders.

  • ​CEO, COO dhe drejtues të tjerë biznesi.

  • ​Menaxherët që duan të kuptojnë më mirë lidhjen mes njerëzve, strategjisë dhe performancës.

  • ​Menaxherët që duan të kuptojnë më mirë lidhjen mes njerëzve, strategjisë dhe performancës.

​Detajet e Webinarit

​📅 Data: E Martë, 17 nëntor 2026
🕡 Ora: 18:30
💻 Formati: Webinar online
🎟️ Pjesëmarrja: Falas, me regjistrim paraprak.

​Organizuar nga komuniteti HR-Talent Exchange (HRTE)

​Burimet Njerëzore nuk duhet të jenë thjesht pjesë e zbatimit të strategjisë. Ato duhet të ndihmojnë në përcaktimin e saj.

Avatar for HR-Talent Exchange
Prezantuar nga
HR-Talent Exchange
Exclusive Community for HR Professionals in Albania | Kosovo | North Macedonia
55 Duke shkuar