

HR Beyond HR: Nga praktikat e BNJ te ndikimi në Biznes
HR Beyond HR: Nga praktikat e BNJ te ndikimi në Biznes
E Martë, 17 nëntor 2026 | Ora 18:30 | Webinar Online
Gjithçka nis me një parim të thjeshtë: BNJ nuk mund të zbatojë një strategji në hartimin e së cilës nuk ka ndihmuar.
Prandaj, vendi i Burimeve Njerëzore është në tryezë që në momentin kur përcaktohet strategjia e biznesit, jo vetëm kur ajo vihet në zbatim.
Por ky pozicion kërkon edhe një mënyrë tjetër të menduari.
Më shumë praktika të BNJ nuk sjellin domosdoshmërisht më shumë performancë. Avantazhi i vërtetë nuk krijohet nga një praktikë e shkëlqyer më vete, por nga një sistem praktikash të ndërlidhura që mbështesin dhe përforcojnë njëra-tjetrën.
E njëjta logjikë vlen edhe për matjen e rezultateve. Është koha të kalojmë përtej numërimit të aktiviteteve të BNJ: sa trajnime u zhvilluan, sa procese u përfunduan apo sa iniciativa u realizuan.
Pyetja që duhet të bëjmë është: Çfarë ndikimi patën këto iniciativa në rezultatet e biznesit?
Kjo na çon drejt së ardhmes së funksionit të Burimeve Njerëzore. Ajo nuk është thjesht kombinimi i BNJ me teknologjinë, por ndërthurja e Burimeve Njerëzore, të dhënave dhe biznesit.
Në këtë webinar, dy profesioniste me perspektiva plotësuese do të trajtojnë këtë temë përmes kërkimit dhe përvojës së tyre në organizata vendase dhe ndërkombëtare.
Ekspertë të ftuar
Dr. Klara Golgota Prifti
HR Manager – DEKRA Akademie
Klara sjell perspektivën kërkimore dhe profesionale mbi lidhjen mes praktikave të Burimeve Njerëzore dhe performancës së biznesit. Ajo është gjithashtu autore e kërkimit që qëndron në themel të kësaj teme.
Dori Ana Peku
Global HR Leader – Amazon | Meta | Nasdaq
Me përvojë në disa prej organizatave më të njohura ndërkombëtare, Dori sjell perspektivën e lidershipit global dhe përvojën praktike në drejtimin e funksioneve të Burimeve Njerëzore.
Çfarë do të merrni nga ky webinar:
1. BNJ nuk mund të zbatojë një strategji në hartimin e së cilës nuk ka kontribuar.
Pse Burimet Njerëzore duhet të jenë pjesë e procesit të hartimit të strategjisë së biznesit që në fillim.
2. Më shumë praktika të BNJ nuk do të thonë domosdoshmërisht më shumë performancë.
Pse cilësia dhe ndërlidhja e praktikave kanë më shumë rëndësi sesa numri i tyre.
3. Të mos matim më aktivitetet e BNJ, por ndikimin e tyre.
Si të kalojmë nga numërimi i trajnimeve dhe proceseve te matja e kontributit real në rezultatet e biznesit.
4. Avantazhi i vërtetë i BNJ nuk qëndron te një praktikë e vetme, por te i gjithë sistemi.
Si krijon vlerë një sistem praktikash që funksionojnë së bashku dhe përforcojnë njëra-tjetrën.
5. E ardhmja e BNJ nuk është thjesht teknologjia, por ndërthurja e njerëzve, të dhënave dhe biznesit.
Çfarë duhet të ndryshojë që Burimet Njerëzore të bëhen një partner strategjik dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në suksesin e organizatës.
Për kë është ky webinar?
Drejtuesit dhe profesionistët e Burimeve Njerëzore.
HR Business Partners dhe Talent Leaders.
CEO, COO dhe drejtues të tjerë biznesi.
Menaxherët që duan të kuptojnë më mirë lidhjen mes njerëzve, strategjisë dhe performancës.
Menaxherët që duan të kuptojnë më mirë lidhjen mes njerëzve, strategjisë dhe performancës.
Detajet e Webinarit
📅 Data: E Martë, 17 nëntor 2026
🕡 Ora: 18:30
💻 Formati: Webinar online
🎟️ Pjesëmarrja: Falas, me regjistrim paraprak.
Organizuar nga komuniteti HR-Talent Exchange (HRTE)
Burimet Njerëzore nuk duhet të jenë thjesht pjesë e zbatimit të strategjisë. Ato duhet të ndihmojnë në përcaktimin e saj.