

Happy Hour Düsseldorf
Pershendetje te gjitheve 😊👋
Uroj qe te gjithe te keni kaluar nje vere te bukur, plot pushime, momente te bukura dhe energji te reja! ☀️🌴😊
Pas perfundimit te sezonit veror, jam shume i lumtur t'ju njoftoj per takimin e radhes te Illyrian Brains Düsseldorf dhe per rinisjen e aktiviteteve tona! 🤝🇦🇱🇩🇪
📅 Data: 29.09 (e marte) 🕡 Ora: 18:30 📍 Vendi: Cafe Extrablatt Düsseldorf 📌 Grünstraße 15, 40212 Düsseldorf
Ky takim do te jete nje mundesi e mire per t'u ritakuar pas disa kohesh, per te njohur njerez te rinj, per te shkembyer ide, eksperienca dhe kontakte, por mbi te gjitha per te kaluar nje pasdite te kendshme se bashku. ☕️💬🤝
💡 Kete here duam t'i japim pak me shume rendesi edhe networking-ut. Duke u nisur nga takimet e kaluara dhe nga disa prej kerkesave qe kemi marre, ideja eshte qe secili prej nesh te mos largohet nga takimi pa njohur te pakten 4 persona te rinj. 😊
Per kete arsye, takimi do te organizohet ne nje format qe ju jep mundesine te bisedoni dhe te njiheni me disa persona te ndryshem gjate mbremjes, dhe jo vetem me ata qe ndodhen prane jush ne tavoline. 🔄🗣️
Nuk ka nevoje per prezantime formale apo ndonje gje te komplikuar — thjesht biseda te lira, njohje te reja, ide te perbashketa dhe networking ne nje atmosfere miqesore. 🙌
Shpresojme te jemi sa me shume kete here! ❤️ Mezi pres t'ju shoh te gjitheve me 29.09! 🥂😊
Mirutakofshim!