

Ruajtja e Gjuhës Shqipe në Diasporë: Sfidat dhe Zgjidhjet për Brezat e Rinj
Përshëndetje Grupi,
Një pyetje e drejtëpërdrejtë: A po ua mësojmë fëmijëve gjuhen shqipe, apo vetëm po ua përkthejmë jetën në gjermanisht? 🤔 A do flasin shqip pas 10 vitesh, apo do thonë: “E kuptoj, po s’e flas…”?
Ju ftojmë të na bashkoheni më 24 Prill në një event kushtuar ruajtjes së gjuhës shqipe në diasporë, sfidave dhe zgjedhjeve për brezat e rinj. Sepse shqipja nuk ruhet vetëm me flamur në mur, ruhet me fjalë në shtëpi.
Ky takim do të sjellë një diskutim të pasur mbi rëndësinë e edukimit gjuhësor, mënyrat inovative për të mësuar dhe ruajtur shqipen, si dhe rolin e diasporës në formësimin e identitetit kulturor të të rinjve.
Kemi kënaqësinë të mirëpresim folës të veçantë që, secili në mënyrën e vet, kontribuon në këtë rrugëtim:
🎓 Dr. Mag. phil. Ina Arapi – Gjuhëtare, lektore në Universitetin e Vjenës dhe eksperte e historisë së gjuhës shqipe. Me kontribut të gjerë akademik dhe pedagogjik, Ina është një zë i rëndësishëm në ruajtjen e shqipes në diasporë.
📚 Osman Ademi – Kryetar i Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” dhe mësues i gjuhës shqipe. I angazhuar prej vitesh në edukimin e brezave të rinj dhe organizimin e aktiviteteve kulturore, ai luan një rol kyç në promovimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë.
💻 Ardit Mustafaraj – Themelues i OnAlbanian dhe Software Engineer. Platforma e tij, me mbi 11,000 përdorues nga e gjithë bota, hap dyert e gjuhës shqipe - si për brezat e rinj të diasporës, ashtu edhe për të huajt që dëshirojnë ta zbulojnë atë.
📅 Data: 24 prill
⏰ Ora: 18:30
📍Vendi: La Sienta, Hintere Zollamtstraße 2B, 1030 Vjenë
Ejani me pyetje, me mendime, edhe me pak humor shqiptar, se pa humor, s’ka muhabet të mirë. Do ketë diskutim, reflektim dhe ndoshta edhe ndonjë debat të shëndetshëm (se kështu mbahet gjallë gjuha 😉).
👉 Regjistrohu këtu: https://luma.com/3gvfiv8y
Me dashuri për shqipen jo vetëm kur na merr malli, por çdo ditë
IB Team Vjenë 🇦🇱❤️🇦🇹