

Kontrollo Fushën™. Workshop Pozicionimi për Sipërmarrës
UPDATE
Pas një interesi të madh për të marë pjesë online, do të keni mundësi të merni pjesë edhe nga distanca. Çdokush që regjistrohet do të kontaktohet për detajet.
Me siguri ke produkt/shërbim/ofertë të mirë. Po kur të pyesin çfarë bën, vlera nuk përçohet siç duhet.
Problemin se ka produkti, por mënyra si e ke pozicionuar.
Workshopi zgjat 4 orë 10:00-14:00 ku do përveshim mëngët. I ndërtuar për ta zgjidh pozicionimin e biznesit tënd, jo në teori. Do dalësh me pozicionimin e brandit të ndërtuar që ta fusësh në punë brenda ditës.
HAPI I PARË: Audit Privat i Pozicionimit
Pas regjistrimit, do marrësh Auditin Privat të Pozicionimit, një mjet 45-minutësh që zbulon ku biznesi yt po humbet terren.
Auditi ka tre pjesë:
Audienca. Kush është klienti yt i vërtetë, çfarë dëshiron, çfarë e frikëson, çfarë e frustron, çfarë aspiron.
Konkurrentët. Kush janë, çfarë bëjnë mirë, ku i bien shkurt, çfarë të dallon ty.
Historia e brandit. Pse e fillove, çfarë beson, çfarë do të ndërtosh.
Ditën e workshopit kjo do të jetë baza mbi të cilën ndërtojmë gjithçka. Çdo fazë ka instruksione të qarta, kështu që do të jetë e lehtë ta plotësosh.
Çfarë do të ndodhë gjatë workshopit:
9:30 – 10:00
Check-in, Mirëseardhje & Network.
10:00 – 10:15
Prezantim. Çfarë është pozicionimi, pse ka rëndësi dhe çfarë do të ndërtojmë bashkë sot.
10:15 – 11:00
Profili i Klientit Ideal. Kush blen realisht nga ti. Demografikë, psikografikë, sjellja, thellohemi mbi auditin tënd.
11:00 – 12:00
Pse Ti? Analiza e konkurrencës, SWOT, dhe çfarë të bën ty të veçantë në treg.
12:00 – 12:30
Pushim i shkurtër
12:30 – 13:00
Thelbi i Brandit. Personaliteti, arketipi, vlerat, misioni, deklarata e pozicionimit, UVP-ja dhe mesazhet kryesore.
13:00 – 13:30
Përmbledhje & Hapat e rradhës. Mbyllim bordet e punës dhe diskutojmë hapat konkretë pas workshopit.
13:30 – 14:00
Special Guest Shefqet Avdullau. Bisedë e Hapur: Si duket biznesi yt nga ana tjetër e tryezës.
Special Guest, Shefqet Avdullau
Angel Investor & Strategic Advisor
22 Investime · 2 Exits · Anëtar i Keiretsu Forum (London, Northwest US, Southeast Europe) · Official Member në Forbes®️ Finance Council
Shefqet Avdullau është një nga investitorët më aktivë shqiptarë në skenën ndërkombëtare. Me një portofol prej 22 investimesh dhe 2 exits. Shefi mbështet aktivisht startup-et në fushat e FinTech, AdTech dhe Healthcare, duke pasur një eksperiencë direkte në vlerësimin e qindra kompanive. Operon kryesisht në tregjet e Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, por vazhdimisht eksploron për mundësi të reja investimi dhe këshillimi strategjik në rajonin tonë.
Me background si inxhinier programimi, CTO dhe CEO, ai sjell një ekspertizë të thellë teknike dhe operacionale në bordet drejtuese. Aktualisht shërben si Këshilltar Strategjik dhe Anëtar Bordi për disa startupe, duke u dhënë themeluesve shumë më tepër se kapital: drejtim strategjik dhe njohuri praktike.
Në fund të workshopit, Shefi do të ndajë diçka që shumica e sipërmarrësve nuk e dëgjojnë kurrë nga ana tjetër e tavolinës:
"Si duket biznesi yt nga këndvështrimi i investitorit dhe çfarë roli luan pozicionimi kur vendoset për të investuar apo jo."
Çfarë merr me vete (Materiale te finalizuara):
Diferencuesit e brandit, mapped vizualisht
Profili i audiencës me demografikë, psikografikë dhe sjellje
Thelbi i brandit: vlerat, misioni, UVP-ja
Arketipi i personalitetit të brandit
Formulë mesazhesh, ~3 mesazhe kryesore + proof points
Pozicionim të konsoliduar + plani i veprimit
Çfarë fiton biznesi yt:
Pozicionimi i mirë nuk ndikon vetëm në numra, ndikon në mënyrën si ndihen klientët kur të zgjedhin ty, dhe si ndihesh ti kur shpjegon biznesin tënd.
Qartësi. Di saktësisht kujt i shërben dhe çfarë të dallon.
Besim. Hyn në çdo bisedë me klient, pitch ose prezantim me pozicionim të qartë
Selektivitet. Tërheq klientët ideal dhe filtron të gabuarit automatikisht
Fuqi çmimi. Kur klientët të shohin si të veçantë, ndalojnë të krahasojnë çmimin
Drejtim. Cdo vendim (përmbajtja, partneritetet, ofertat) bëhet më i lehtë sepse ke një filtër
Nuk është vetëm workshop, është hapësirë e kuruar.
Në sallë do të ulesh me sipërmarrës të tjerë ambiciozë nga ekosistimi shqiptar. Do të testosh mesazhin tënd drejtpërdrejt me ta, dhe mund të gjesh partnerin ose klientin tënd të radhës.
Çdo ditë me mesazh të paqartë është ditë që investon në marketing që nuk konverton.
Nuk e ke luksin të presësh.
Investimi
Bonus i përfshirë në çdo biletë: Konsultë private 30-minuta online pas workshopit. Do të rishikojmë bashkë asetet që krijuat dhe do të sigurohemi që jeni gati t'i përdorni.
Early Bird: 14.900 LEK (10 vende) SOLD OUT
Çmimi Standard: 19.900 LEK
✅ Ky workshop është për ty nëse:
Ke biznes dhe ndihet i padukshëm në treg, produkt i mirë, rezultate jo aq.
Humbet klientë ndaj konkurrentëve jo se je më keq, por se mesazhi i tyre është më i qartë.
Ke provuar të shpjegosh vlerën tënde dhe nuk përçohet.
Je gati të ulesh dhe të punosh seriozisht, jo vetëm të dëgjosh.
❌ Ky workshop nuk është për ty nëse:
→ Po kërkon rezultate brenda natës. Pozicionimi eshte long-term
→ Mendon se brandimi është detyrë e dikujt tjetër, jo e jotja
→ Nuk je i gatshëm ti përgjigjesh pyetjeve të vështira
→ Nuk je i gatshëm të plotësosh auditin paraprirës
→ Ke ardhur vetëm për të dëgjuar. Këtu do punohet, jo dëgjohet
Pyetje të shpeshta (FAQs):
A duhet të kem eksperiencë në brandim?
Jo. Workshopi është ndërtuar që të funksionojë edhe nëse kurrë nuk ke punuar me branding. Struktura të udhëzon hap pas hapi.
A mund të vijë edhe ekipi im?
Çdo biletë mbulon një vend. Nëse doni të vini si ekip, na njoftoni paraprakisht.
Çfarë ndodh nëse nuk e plotësoj auditin para workshopit?
Workshopi do të jetë shumë më pak produktiv për ty. Auditi është baza kryesore, pa të fillon nga zero ndërkohë që të tjerët janë 2 hapa para.
A është ky vetëm për startup?
Jo. Framework që do të perdorim gjatë workshopit funksionon edhe për biznese të konsoliduara, por edhe për ato që sapo fillojnë. Qoftë ky produkt apo shërbim
Çfarë duhet të sjell?
Auditin e plotësuar, lapsa dhe mendjen. Gjithçka tjetër, bordet, worksheetet, materialet, do të jenë gati mbi tavolinën tënde.
Si realizohet pagesa?
Pas regjistrimit stafi jonë do tju kontaktoj për detajet e pagesës dhe dorëzimin e faturës.
A mund të rishikoj rezultatet pas workshop?
Po. Për çdo pjesëmarrës ekziston mundësia e një rishikimi apo konsulte 30 minutëshe online.
P.S. Për ta përmbledhur: 4 orë punë reale mbi biznesin tënd. Material konkret në dorë. Konsultë private 30-minutëshe si bonus. Dhe aksesi tek këndvështrimi i një angel investitori me 22 investime, falas. Mënyra e vetme që mund të dalësh i humbur është të mos e rezervosh tani.