

DEFCON GROUP PRISHTINA - LAUNCH PARTY!
Shokë, shoqe, e hakera! Po e lansojmë grupin zyrtar DEFCON Group Prishtina dhe po mbledhemi me festu një mbrëmje me plot hacking, dashni edhe shoqëri.
Kultura e hacking-ut në Kosovë e Prishtinë është e mirënjohur joformalisht si një ndër më të zhvilluara në trevat tona, dhe meriton një përfaqësim hala më të madh dhe pozitiv në hapësirat tona kulturore e shkencore.
Pas shumë viteve mundi dhe përkushtimi, kemi zgjedhë me zyrtarizu prezencën e Grupit DEFCON Prishtina si pjesë e kolektivit më të madh të hakerëve në planet - DEFCON. Grupi (nofka DC38338) promovon kulturën e hacking-ut si forcë pozitive në shoqëri dhe na ndërlidh neve me komunitetin e DEFCON-it anembanë botës.
Me daten 13 Dhjetor 2025, e Shtune, po mbledhemi ne hapsirat e @Defy Them, bunkerin nentokesor ish-Jugosllav ne Breg te Diellit!
Në këtë mbrëmje kemi planifikuar aktivitetet si në vijim:
1) Old School Warstories: Kemi ftuar hakerë të na tregojnë për kulturën e hacking-ut që nga vitet ’80, ’90 dhe 2000, me storje inspiruese dhe të trenta për kohën.
2) Lansimi i DC38338 Zine: Një publikim i kuruar që shfaq punën e hakerëve të skenës sonë dhe dokumenton kulturën rreth hacking-ut.
Jemi duke lype kontibues per Zine. CFP Linku eshte ketu:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfoicRSdNKJc87h1fd_pIM0rHCLMFDcOaG9bgC9-8LfYrU9Dw/viewform
3) Lockpicking Village: Anëtarët e apasionuar pas thyerjes së drynave do të demonstrojnë teknikat, pajisjet dhe do të këshillojnë çka mos me ble kur vjen puna te siguria fizike.
4) KOSINT: Organizata motër e DC38338 do të hostojë një OSINT CTF me kërku e gjetë gjëra të fshehta në hapësirën kibernetike.
5) DJ dhe seleksionim muzike: DnB, Jungle, Acid Techno, Punk, e gjithçka ndërmjet, muzike për krejt shijet tona të çuditshme ne shpirtin e hakerit tone te ndjere, Erin Godanci.
6) Përzgjedhja e grupit punues: Do të zgjedhim ekipet punuese dhe kontribuesit zyrtarë për iniciativat e ndryshme të DC38338.
Ju mirëpresim me shumë gëzim e dashni!