Cover Image for HRTE: Connecting HR - Tiranë
Cover Image for HRTE: Connecting HR - Tiranë
Avatar for HR-Talent Exchange
Presented by
HR-Talent Exchange
Exclusive Community for HR Professionals in Albania | Kosovo | North Macedonia
Registration
Registration Closed
This event is not currently taking registrations. You may contact the host or subscribe to receive updates.
About Event

​Connecting HR - Tiranë

​📍 Hilton Garden Inn Tirana
📅 26 Mars 2026
🕕 18:00

​HR-Talent Exchange ka kënaqësinë të organizojë Connecting HR - Tiranë, një mbrëmje që sjell bashkë profesionistët e Burimeve Njerëzore nga Shqipëria dhe Kosova për rrjetëzim, diskutime dhe shkëmbim perspektivash mbi zhvillimet e profesionit në rajon.

​Pas energjisë së jashtëzakonshme në Connecting HR Kosovë në 2025, këtë herë komuniteti mblidhet në Tiranë për një tjetër mbrëmje që vendos në qendër lidhjet mes profesionistëve të industrisë.

​Një mbrëmje rrjetëzimi, ideje dhe energjie ku profesionistët e HR takohen për të ndarë eksperienca dhe për të forcuar komunitetin në rajon.


​HR Spectrum 2026

​Gjatë eventit do të prezantojmë edhe rezultatet e HR Spectrum 2026, një studim rajonal mbi industrinë e Burimeve Njerëzore i realizuar gjatë muajit Shkurt.

​Me 377 profesionistë të HR pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Kosova, studimi ofron një pasqyrë të vlefshme mbi prioritetet, sfidat dhe trendet që po ndikojnë ekipet e HR në rajonin tonë.

​Ky është një nga benchmark-et e para të strukturuara për industrinë e HR në Shqipëri dhe Kosovë.


​Çfarë të pret gjatë mbrëmjes

​• Prezantimi i rezultateve të studimit "HR Spectrum 2026"
• Rrjetëzim me profesionistë të HR nga Shqipëria dhe Kosova
• Një atmosferë e kuruar, pa panele formale dhe prezantime të gjata
• Biseda reale mes profesionistëve të industrisë

​Dhe…

​🎭 Ekipi i Theta Interactive do të jetë sërish me ne me një performancë surprizë, si ajo që ndezi atmosferën në Connecting HR Kosovë në 2025.

​Nëse ke qenë në Kosovë, e di çfarë energjie krijuan.
Nëse jo - këtë herë mos e humb.


​Formati i eventit

​Hyrja është falas.

​Pa tavolina të rezervuara.
Pa panele formale.

​Vetëm profesionistë të industrisë së Burimeve Njerëzore nga rajoni, biseda të vlefshme dhe një mbrëmje që forcon komunitetin e HR në Shqipëri dhe Kosovë.


​Kush duhet të marrë pjesë?

​Connecting HR është krijuar për profesionistët që punojnë në fushën e Burimeve Njerëzore, përfshirë:

​• HR Directors dhe HR Managers
• Talent Acquisition Specialists
• HR Business Partners
• Profesionistë të HR që duan të lidhen me komunitetin në rajon

​Nëse punon në HR dhe dëshiron të jesh pjesë e diskutimeve që po formësojnë industrinë në rajon, ky event është për ty.


​Partnerët e Eventit

​Main Sponsor: Semos

​Përmes platformës së tyre Motiv8, Semos ndihmon organizatat të modernizojnë proceset e Burimeve Njerëzore dhe të ndërtojnë praktika më efektive të menaxhimit të njerëzve.

​Event Sponsor: Hilton Garden Inn Tirana
Falenderojmë Hilton Garden Inn për ofrimin e hapësirës për eventin tonë, duke na mundësuar të organizojmë një mbrëmje ekskluzive dhe të kuruar për komunitetin e HRTE.

​Collaboration Partner: Theta Interactive
Theta Interactive, me bazë në Prishtinë, krijon programe trajnimi interaktive që forcojnë aftësitë e buta, kohezionin e ekipeve, lidershipin dhe vetëbesimin për të folur në publik.

​Community Sponsor: Anchor Institute
Anchor Institute, me bazë në Prishtinë, është një institut i edukimit profesional që fokusohet në zhvillimin e lidershipit, mendimit strategjik dhe vendimmarrjes përmes programeve praktike dhe të strukturuara.

​Powered by: talent.al
talent.al specializohet në Embedded Talent Acquisition për startupe dhe kompani në rritje në Shqipëri, Kosovë, Europë dhe Mbretëri të Bashkuar, duke ofruar kërkime për role udhëheqëse dhe këshillim strategjik për talentin.


​Rreth Organizatorit

​HR-Talent Exchange është një komunitet ekskluziv profesional që bashkon profesionistët e Burimeve Njerëzore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

​Qëllimi i komunitetit është të krijojë një hapësirë për shkëmbim njohurish, networking dhe zhvillim profesional për industrinë e HR në rajon.

​Komuniteti është një iniciativë e talent.al.


​🎟 Ky event është ekskluzivisht për profesionistët e HR dhe vendet janë të limituara.

​Regjistrohu tani për të siguruar vendin tënd në Connecting HR.

Location
Hilton Garden Inn Tirana
Bulevardi Gjergj Fishta 146, Tiranë 1001, Albania
Avatar for HR-Talent Exchange
Presented by
HR-Talent Exchange
Exclusive Community for HR Professionals in Albania | Kosovo | North Macedonia