

HRTE: Connecting HR - Tiranë
Connecting HR - Tiranë
📍 Hilton Garden Inn Tirana
📅 26 Mars 2026
🕕 18:00
HR-Talent Exchange ka kënaqësinë të organizojë Connecting HR - Tiranë, një mbrëmje që sjell bashkë profesionistët e Burimeve Njerëzore nga Shqipëria dhe Kosova për rrjetëzim, diskutime dhe shkëmbim perspektivash mbi zhvillimet e profesionit në rajon.
Pas energjisë së jashtëzakonshme në Connecting HR Kosovë në 2025, këtë herë komuniteti mblidhet në Tiranë për një tjetër mbrëmje që vendos në qendër lidhjet mes profesionistëve të industrisë.
Një mbrëmje rrjetëzimi, ideje dhe energjie ku profesionistët e HR takohen për të ndarë eksperienca dhe për të forcuar komunitetin në rajon.
HR Spectrum 2026
Gjatë eventit do të prezantojmë edhe rezultatet e HR Spectrum 2026, një studim rajonal mbi industrinë e Burimeve Njerëzore i realizuar gjatë muajit Shkurt.
Me 377 profesionistë të HR pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Kosova, studimi ofron një pasqyrë të vlefshme mbi prioritetet, sfidat dhe trendet që po ndikojnë ekipet e HR në rajonin tonë.
Ky është një nga benchmark-et e para të strukturuara për industrinë e HR në Shqipëri dhe Kosovë.
Çfarë të pret gjatë mbrëmjes
• Prezantimi i rezultateve të studimit "HR Spectrum 2026"
• Rrjetëzim me profesionistë të HR nga Shqipëria dhe Kosova
• Një atmosferë e kuruar, pa panele formale dhe prezantime të gjata
• Biseda reale mes profesionistëve të industrisë
Dhe…
🎭 Ekipi i Theta Interactive do të jetë sërish me ne me një performancë surprizë, si ajo që ndezi atmosferën në Connecting HR Kosovë në 2025.
Nëse ke qenë në Kosovë, e di çfarë energjie krijuan.
Nëse jo - këtë herë mos e humb.
Formati i eventit
Hyrja është falas.
Pa tavolina të rezervuara.
Pa panele formale.
Vetëm profesionistë të industrisë së Burimeve Njerëzore nga rajoni, biseda të vlefshme dhe një mbrëmje që forcon komunitetin e HR në Shqipëri dhe Kosovë.
Kush duhet të marrë pjesë?
Connecting HR është krijuar për profesionistët që punojnë në fushën e Burimeve Njerëzore, përfshirë:
• HR Directors dhe HR Managers
• Talent Acquisition Specialists
• HR Business Partners
• Profesionistë të HR që duan të lidhen me komunitetin në rajon
Nëse punon në HR dhe dëshiron të jesh pjesë e diskutimeve që po formësojnë industrinë në rajon, ky event është për ty.
Partnerët e Eventit
Main Sponsor: Semos
Përmes platformës së tyre Motiv8, Semos ndihmon organizatat të modernizojnë proceset e Burimeve Njerëzore dhe të ndërtojnë praktika më efektive të menaxhimit të njerëzve.
Event Sponsor: Hilton Garden Inn Tirana
Falenderojmë Hilton Garden Inn për ofrimin e hapësirës për eventin tonë, duke na mundësuar të organizojmë një mbrëmje ekskluzive dhe të kuruar për komunitetin e HRTE.
Collaboration Partner: Theta Interactive
Theta Interactive, me bazë në Prishtinë, krijon programe trajnimi interaktive që forcojnë aftësitë e buta, kohezionin e ekipeve, lidershipin dhe vetëbesimin për të folur në publik.
Community Sponsor: Anchor Institute
Anchor Institute, me bazë në Prishtinë, është një institut i edukimit profesional që fokusohet në zhvillimin e lidershipit, mendimit strategjik dhe vendimmarrjes përmes programeve praktike dhe të strukturuara.
Powered by: talent.al
talent.al specializohet në Embedded Talent Acquisition për startupe dhe kompani në rritje në Shqipëri, Kosovë, Europë dhe Mbretëri të Bashkuar, duke ofruar kërkime për role udhëheqëse dhe këshillim strategjik për talentin.
Rreth Organizatorit
HR-Talent Exchange është një komunitet ekskluziv profesional që bashkon profesionistët e Burimeve Njerëzore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Qëllimi i komunitetit është të krijojë një hapësirë për shkëmbim njohurish, networking dhe zhvillim profesional për industrinë e HR në rajon.
Komuniteti është një iniciativë e talent.al.
🎟 Ky event është ekskluzivisht për profesionistët e HR dhe vendet janë të limituara.
Regjistrohu tani për të siguruar vendin tënd në Connecting HR.