Imazhi i kopertinës për DC38338 - Wireless Village Workshop #1
Imazhi i kopertinës për DC38338 - Wireless Village Workshop #1
Avatar for DC38338 - Wireless Village
204 Morën pjesë

DC38338 - Wireless Village Workshop #1

Regjistrimi
Regjistrimi i Mbyllur
Ky event nuk është aktualisht duke pranuar regjistrime. Ju mund të kontaktoni organizatorin ose të abonoheni për të marrë përditësime.
Rreth Eventit

​Shokë, shoqe, e entuziastë të hacking! Po vazhdojmë rrugëtimin e DEFCON Group Prishtina me një takim të ri që i kushtohet botës së wireless-it — Wireless Village Workshop #1. Këtë herë po mblidhemi në ambientet e UBT për një eksperiencë më hands-on, më teknike, dhe plot eksplorim.

​Ato që nuk i sheh syri i njeriut e që e luajnë një rol kritik, një univers i protokoleve, sinjaleve dhe dobësive që presin me u kuptu e testu. Në këtë workshop, do të mësojmë për bazat e komunikimit WiFi, sulmet që e cënojnë këtë teknologji, si dhe simulimin e këtyre skenareve në ambiente të kontrolluara për qëllime edukative dhe etike.

​Wireless Village është një nga shtyllat më ikonike të DEF CON, dhe tash po e sjellim këtë frymë edhe në Prishtinë, me qëllim që me ndërtu njohuri praktike, me nda eksperienca, dhe me forcu komunitetin lokal të sigurisë kibernetike.

​Me datën 20 Prill, në Prishtinë, në ambientet e UBT, po ju presim për një sesion interaktiv ku secili mundet me mësu diçka të re.

Vendndodhja
UBT-Dukagjini
M43W+9QH Rruga Xhevded Doda, Prishtinë 10000
Hall D110
Avatar for DC38338 - Wireless Village
204 Morën pjesë