

After Work Coffee with HR People – Një Bisedë e Lirë për HR-në Rajonale - HRTE
Të dashur anëtarë të komunitetit HR Talent Exchange
Ka ca kohë që nuk jemi takuar – as online, as live – dhe na mungon biseda dhe prania juaj. Prandaj po ju ftojmë në një webinar në stilin “pas pune”
🗓️ Data: E mërkurë, 19 nëntor 2025
🕕 Ora: 18:00
📍 Platforma: Zoom
🎤 Formati: Diskutim i hapur – pa slide, pa formalitete, vetëm bisedë reale
Çfarë do diskutojmë (bashkë):
☕ Remote, Hibrid apo vetëm në Zyrë? → Çfarë funksionon vërtet në realitetin tonë rajonal? → Cilën preferoni ju dhe pse?
☕ Mirëqenia në punë: Si mund të kujdesemi më mirë? → Ide praktike për të kujdesur njerëzit tanë përtej fjalëve të mëdha.
☕ Krahasimi ligjor: Shqipëri 🇦🇱 | Kosovë 🇽🇰 | Maqedoni e Veriut 🇲🇰 → Pushimet vjetore, pushimi mjekësor/lehonisë, ditë shtesë me pagesë, etj. → Si zbatohen në praktikë të njëjtat rregulla në vende të ndryshme?
Pse të marrësh pjesë?
Kjo nuk është leksion – është hapësira jote.
Mundësi për të:
✅ Ndarë ide, sfidat dhe eksperiencat tuaja.
✅ Mëso se si i njëjti proces funksionon ndryshe në vendet fqinje.
✅ Lidhu me kolegë në një diskutim miqësor, pa presion.
Imagjino sikur po pi një kafe me kolegë të HR-së – por online.
Le të rilidhemi. Të mësojmë nga njëri-tjetri. Të mbajmë HR-në njerëzore.
Ju presim (virtualisht me kafe)
Ekipi juaj HR Talent Exchange